Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fazën e parë të inceneratorit të Tiranës ku u ka komunikuar akuzat 12 personave. Bëhet fjalë për masat e para që janë caktuar për këtë dosje në dhjetor të vitit të kaluar. Të arrestuarit do të përgjigjen për akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.

Burimet bënë të ditur se hetimet kanë përfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare dhe komunikimi i akuzave është bërë për shkak se ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore.

Në mesin e të akuzuarve janë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi etj.

Sa i takon ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, këtij të fundit ende nuk i është komunikuar akuza, pasi janë gjetur prova të reja që e lidhin atë me akuzën e korrupsionit.

Pak ditë më parë, SPAK kërkoi nga Gjykata e Posaçme 8 masa të tjera lidhur me aferën e dshuar korruptive të inceneratorit të Tiranës. Por asnjë prej tyre nuk u ekzekutua.

Edhe për këtë dosje në kërkim janë ende Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version