“Ferma V.I.P” refuzon të ngadalësojë ritmin duke i dhënë tronditjen e radhës treguesve të këtij realiteti mediatik. Më pak kohë drejt finales së madhe por konkurrentët shtohen dhe gara sprovohet në një tjetër nivel vështirësie.

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik në llojin e vet dhe sfidues po aq. Qasja e tij ndaj formatit dhe raportet e vjetra me disa nga fermerët pritet t’i shtojnë bashkëjetesës jo vetëm risi por edhe provokime.

Ndërkohë, përmes televotimit publiku i ka rikthyer Ditea Berish-ës statusin e fermeres, ajo i bashkohet garës ndërsa Gledis Gegaj largohet përfundimisht nga “Ferma V.I.P”.

Sikurse nuk pritej, Florjan Agalliu dhe Valer Kolnikaj ishin më pak të votuar-it gjatë këtyre ditëve, një rezultat që i çoi drejt përballjes në sfidën e “titanëve”.

Duke i dhënë prioritet shëndetit dhe mirëqenies së fermerëve, Agai vendoi të pezullojë sfidën duke e shtyrë atë deri në prime-n e radhës.

Sakaq, deri të hënën të gjithë konkurrentët janë në televotim përveç dyshes së sfidës dhe fermerit më të ri që ka imunitet.

Në të tjera zhvillime, mbrëmja e shtatëmbëdhjetë prime në ekranin e Vizion Plus i kushtoi vëmendje të veçantë raporteve të ndërtuara mes konkurrentëve, llogaritjes së aleancave, diskutimeve të forta por gjithashtu nuk ka kursyer surprizat.

Baby G përmes hajmalisë pati mundësinë të takojë nënën e saj. Momente tejet të ndjera dhe emocionuese. Por gjithashtu Gordana mori këshillat e nevojshme për të çuar përpara detyrën që i është ngarkuar nga Agai si kryefermere.

Strategjitë tashmë janë të paqëndrueshme dhe fermerët të çoroditur në kushtet e izolimit por edhe perceptimit të mundshëm jashtë ekranit.

Mos humbisni ripozicionimin e secilit, duke i ndjekur në dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, po ashtu në rrjetet sociale si dhe në kanalin zyrtar të you tube, Ferma Vip Albania./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version