Një 39-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim.

Blutë bëjnë me dije se i riu me iniciale R.P në vitin 2022 i kishte vjedhur një shtetaseje përmes mashtrimit 55 000 lekë, sende personale dhe 3 celularë.

Pas shkëmbimit të informacioneve me Policinë e Kavajës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të akuzuar për mashtrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kapën dhe ndaluan shtetasin R. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pajovë. 39-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi në vitin 2022, i ka vjedhur një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit, 55 000 lekë, sende personale dhe 3 celularë. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë”, njofton policia./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version