
Azgan Mernica, 23-vjeçari që vrau efektivin e policisë Novruz Cenalia, pritet të dalë ditën e sotme para gjykatës.
Ai ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku pritet t’i komunikohet masa e sigurisë.
Gjyqtare e çështjes është Dajana Ndrea, ndërsa akuza përfaqsohet nga Denis Hyka. Avokat mbrojtës i të pandehurit Azgan Mërnica ka qënë Xhevair Morina.
Jashtë gjykatës ka edhe familjarë të tij, teksa të pranishme janë dhe forcat RENEA.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Baltëz të Fierit, ku pas një konflikti me policin, Mernica nxorri armën dhe e qëlloi.
Më pas ai u arratis në këmbë dhe për më shumë se dy ditë qëndroi i fshehur nga policia, për t’u vetëdorëzuar më vonë.
23-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për vrasjen e policit. /vizionplus.tv