Një person është gjetur i pajetë në lagjen Nr.17 të qytetit të Korçës.

Mësohet se viktima është rreth 60 vjeç dhe ka ndërruar jetë duke ecur në rrugë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.

Kanë qenë banorët ata që e kanë parë 60-vjeçarin të shtrirë në tokë dhe më pas kanë lajmëruar policinë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version