Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që u shënua një ditë më parë, ku një mësues amerikan i identifikaur si Mathew James Werts, pasi vrau gruan e tij Indah Lilis Sartika Saragih dhe dy qentë që kishin në banesë, i dha fund edhe jetës së tij.
Fillimisht policia gjeti trupin e pajetë të mësuesit amerikan të varur me litar.
“Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi fillimisht policia.
Por pas hetimeve të thelluara, uniformat blu të kryeqytetit kanë zbuluar edhe të vërtetën tronditëse, e cila ngjason me një skenar të mirfilltë filmi hollivudian.
55-vjeçari amerikan, dyshohet se në kushte të rënda depresioni, kishte mbytur me litra gruan dhe e kishte mbuluar trupin e pajetë të saj me rroba. Më pas, sipër saj kishte vendosur edhe dy qentë e vrarë.
Policia në banesën e 55-vjeçarit ka gjetur një letër të lënë nga vetë ai.
Në letrën e tij, ai shkruante: “ “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.” Ky mesazh i fundit i lënë nga Werts për babain e tij.
Çifti jetonte në Shqipëri dhe ishin pajisur me leje të rregullt qëndrimi, teksa autori i dyshuar i ngjarjes Matheë James Ëerts punonte si mësues në një shkollë në private kryeqytet.
Ka qenë drejtori i shkollës ku punonte 55-vjeçari ai që kishte shkuar në shtëpinë e Werts pasi ai nuk kishte shkuar në shkollë, dhe e ka zbuluar ngjarjen e rëndë.
Pas zbulimit të ngjarjes së rëndë, drejtori ka njoftuar policinë, ku u bë edhe zbulimi i të vërtetës.
Ekspertiza mjeko-ligjore e çiftit të bashkëshortëve do të kryhet ditën e sotme./vizionplus.tv