Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 64-vjeçar, të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Pentar.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Shkodër, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:   

M. Gj., 64 vjeç, banues në fshatin Mali i Gjymtit”, njofton policia.

64-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Pentar dhe nga përhapja e flakëve janë djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version