Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë mori dritën jeshile edhe nga Kuvendi ditën e sotme.
Marrëveshja u miratua me 77 vota pro. Por teksa mungonte kreu i qeverisë Rama dhe dy deputetë të tjerë socialistë në seancë, marrëveshja mori tre vota të PDIU-së.
Deputetja e PDIU, Mesila Dode, ka folur për mediat, ku ka treguar arsyen se përse i dha dritën jeshile. Marrëveshjes.
“Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi Beleri, por flasim për një vend mik”, tha Doda.
E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj:
“Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja.”/vizionplus.tv