Një 35-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi aksidentoi një makinë policie.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. B., 35 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor “Poliçan-Çorovodë”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Mitsubishi”, që ishte në përdorim nga patrulla e qarkullimit rrugor që po kryente shërbimin në këtë aks rrugor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar punonjësi i Policisë që drejtonte automjetin, i cili është jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version