Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë në familje, ku Vehap Cami vrau vëllain e tij dhe më pas veten.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se mes dy vëllezërvve ka pasur një konflikt të hershëm për çështjen e pronave nga vendi i origjinës së tyre. Lulëzim Cami jetonte në zonën e Freskut dhe në momentin që i ka shkuar vëllai Vehap Cami në banesë, ai ka qenë me familjarë të tjerë, të cilët fatmirësisht nuk kanë përsuar lëndime.

Burime bëjnë me dije se mes dy vëllezërve nuk ka pasur debat përpara krimit.

Lulëzimi jetonte me qera në zonën e Freskut dhe në dëshminë e saj para gazetarëve, pronarja e banesës e trgone viktimën si njeri të rregullt me qeradhënien. Ajo thotë se jeton në banesë tjetër, por që ndodhet afër me banesën ku ishte Lulëzimi.

Dëgjova duke bërtitur gratë kur i gjetën. Ne i kemi me qera. Me qeranë ishte i rregullt. I vëllai nuk rri këtu nuk e di ku rri. Erdhi në mëngjes këtu po nuk e di çfarë ndodhi. Ne rrimë në shtëpi tjetër, nuk rrimë në këtë shtëpi”, shprehet pronarja e banesës.

Share.
Exit mobile version