Pas një viti pezullim në Gjykatën e Posaçame ka nisur gjykimi në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e “Golden Resort” i përfshirë në rrembimin dhe vrasjën e Jan Prenges.
Këtë të mërkurë SPAK lëxoi kërkesën për gjykim për Hajrin ku akuzohet per rrëmbim mbajtjen peng me pasojë vdekjen.
Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohej me avokati Arbër Hoxha.
Ky i fundit ka prentenduar se klienti i tij është i pafajshëm, dhe dhe nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe as në zhdukjen e trupit të Prengës.
Po ashtu mbrojtja ka kërkuar që të merret parasysh edhe vendimi i Gjykatës së Lartë që prishi vendimin me burg për jetë për kopshtarin e “Golden Resort”.
Gjykata pranoi që pjesë e procesit të bëhen edhe dëshmitarë që janë lidhje e afert e Altin Hajrit.
Ky i fundit ka edhe një masë tjetër sigurie për dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Cyrbja.
Gjykata i ka caktuar në mungese masën “arrest në burg” pasi është provuar se komunikonte në aplikacionin SkyEcc për favorizime në procese gjyqësore apo dekonspirimin e operacioneve policore./vizionplus.tv