Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

23-vjeçarja ka humbur kontrrollin e mjetit e si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

E reja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja M. V., 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasja M. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version