Piktori Helidon Haliti rrëfeu në emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn një histori nga rinia e tij.
Haliti tha se ka humbur 10 thonjtë e këmbës, si pasojë e një incidenti me një makinë plehrash, kur ai po përpiqej që të arrinte shokët e tij.
Artisti tregoi për “Quo Vadis” historinë se si humbi thonjtë e këmbës.
Helidon Haliti: E vërteta e historisë është që unë arrita shpejtësinë e asaj makine, dhe me ranë të 10 thonjtë e këmbës. Ishim një grup miqsh, të cilët për një arsye grupi u nda dhe ata flinin në Divjakë, unë pak a shumë e tradhtova grupin. Ata u mërzitën edhe ikën dhe unë për ti arrirë për të plotësuar atë gabimin vrapova deri në gjysmen e rrugës që ishte afro 6 kilometra dhe më pas pashë një makinë të plehrave e cila vinte dhe mendova se do arrij më shpejt, hypa makinës së plehrave, e arrita shpejtësinë dhe ai pa që unë i hypa makinës dhe i dha shumë gaz. Dhe në dalje të pyllit unë pashë që shokët e mi ishin duke ikur dhe u mundova të zbres, ai i dha shumë gaz makinës dhe unë u mundoja të arrija shpejtësinë në mënyrë që të arrija dhe pastaj pashë që thonjtë e mi ishin copë./vizionplus.tv/