Një 70-vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti këtë martë në Vlorë. Aksidenti ndodhi në zonën e Triportit, ku një automjet u përplas me një motomjet  i cili drejtohej nga i moshuari.

Ky i fundit si pasojë të dëmtimeve të marra u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetojë dot për shkak të plagëve të rënda.

Edhe në qytetin e Durrësit u shënua një aksident në afërsi të ish-Kënetës. Një automjet kaloi me semafor të kuq pasi kishte brenda një të mitur të sëmurë dhe po e dërgonte në spital me urgjencë. Për pasojë mjeti u përplas me një furgon. Nga aksidenti u dëmtuan edhe disa makina të tjera të parkuara në rrugë. Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital.

Ndërsa në Berat një mjet i marrë me qira nga disa turistë mori flakë në ecje. Fatmirësisht 4 pasagjerët që ndodheshin brenda mjetit arritën të dilnin në kohë pa pësuar lëndime./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version