Deputetja demokrate Elda Hoti, e cila hodhi një lëndë të lëngshme brenda ambienteve të Parlamentit ka folur për mediet dhe ka thënë se bëhej fjalë për një aromatizues.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i kërkoi që t1% mos rrezikonte jetën e deputetëve dhe të largohej nga Kuvendit. Hoti Tha se nuk i trembet SPAK-ut dhe misionin e tyre për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve do ta çojnë deri në fund.

Elda Hoti: Lënda e hedhur nuk ishte asgjë që rrezikon jetën e deputetëve. Le të rrijë e qetë Elisa me shokët dhe shoqet e partisë së saj. Ishte një aromatizues, le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK-u ku do të na dërgojë. Unë nuk i trembem as SPAK as askujt sepse kemi një mision. Misionin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojmë deri në fund dhe nuk na ndalojnë kërcënimet e kësaj bande kriminale.

Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kërkoi ndërprerjen e seancës me 10 minuta për të verifikuar se çfarë lënde hodhi Elda Hoti.

Share.
Exit mobile version