Gjykata e Posaçme i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për dosjen “Buka”, ku ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.
Këtë të martë ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO.
Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj ka afat deri në datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.
Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga bizmsmeni Lirim Fezollari.
Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë../vizionplus.tv