Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt tha se shpesh lëvizja e elektoratit gri, përcakton forcën politike fituese. Por në gjykimin e tij, në Shqipëri është e vështirë të përcaktohet se si lëviz ky elektorat.

Ermal Hasimja: Elektorati gri nuk është një korpus homogjen. Ata mund të mos dalin të votojnë sepse nuk u intereson politika, por janë edhe ata që u intereson politika, por kanë arsye kontradiktore për të votuar për njërin apo tjetrin dhe pastaj nuk dinë kë të votojnë dhe s’votojnë fare. Jo gjithmonë elektorati gri është indiferent. Lëvizja e elektoratit gri në një kah ose në tjetrin i jep fitoren në force politike. Në Shqipëri është e vështirë të matet dhe kuptohet. Duhet të kemi parasysh diçka, për të folur nga pikëpamja morale apo politike nuk ka ndonjë lloj monopoli të një partie mbi votat opozitare. Këto partitë e vogla nëse do marrin vota do marrin votat e shqiptarëve, jo të opozitës. Është në të drejtën e tyre legjitime që të dalin dhe të kërkojnë mbështetejn e njerëzve.

Pranvera Borakaj: Cila të pëlqen nga partitë e reja?

Ermal Hasimja: Në parim, unë respektoj çdo parti që ka një integritet. Integriteti tregohet me koherencën ideologjike, kur ke një ideologji, pozicionohesh me njerëzit dhe merr parasysh edhe faktin që njerëzit mund të mos të të votojnë. Këtë ideologji e shoh te Shehaj. Qori ka një problem të madh. Shehaj del dhe thotë “jam i djathtë, jam për tregun e lirë”. E thotë hapur dhe mban koston e vet. Qori nuk e thotë se çfarë është. Ai nuk e pranon që është marksist dhe të gjithë e dimë që është marksist. Që ka një parti tjetër komuniste në Shqipëri në rregull, është e diskutueshme. Si nazist dhe si komunist nuk shoh ndonjë dallim të madh, janë dy regjime totalitare./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version