Pasi protestuan para Gjykatës së Lartë, selisë rozë dhe bashkisë së Tiranës, demokratët të udhëhequr nga Sali Berisha, u drejtuan drejt selisë blu.

Duke folur për mediet Berisha tha se në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës hapën një faqe të re.

Berisha: Sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës. Kjo protestë, e para në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, para Gjykatës së Lartë, e cila ka shënuar një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit dhe Kushtetuës, shënon vetëm fillimin e protestave. Protesta jonë para selsië së krimin shënon fillimin e protestave kudnër partisë së krimit. Edi Rama kërkon të zhdukë PD por ne do t’i qëndrojmë dhëmb për dhëmb, jemi të pamposhtur. Protestat do të përhapen në të gjithë vendin dhe do të përqendrohen para gjithë institucioneve të krimit.

Lideri i opozitës garantoi qyteteraët se nuk ka forcë në botë që ta ndajë nga ta.

Berisha: Do bëj gjithçka me ju që të ecim të sigurt drejt fitores. Edi Rama ka kaluar në masa ekstreme, por ju siguroj se do të dështojë. Ne nuk mashtrohemi nga Rama, nuk i themi shqiptarëve se me Ramën mund të fitohen zgjedhjet. Ne i themi shqiptarëve, të rrëzojmë Edi Ramën që të votojnë shqiptarët e lirë. Ne do ta realizojmë këtë, kërkon sakrifica dhe guxim, por ju garantoj se çdo ditë e më shumë do bashkohen shqiptarët rreth nesh./vizionplus.tv 

 

Share.
Exit mobile version