Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, teksa po vidhte disa produkte gjatë natës në një dyqan.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se i riu me iniciale F.M është kapur mat teksa po nxitonte për të vjedhur dyqanin.

Njoftimi i Policisë

Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur disa produkte, në një dyqan.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. A., 57 vjeç dhe F. P., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version