Dritan Goxhaj, njohës i çështjeve të sigurisë, i ftuar në “Quo Vadis” ka komentuar situatën para zgjedhore në SHBA. Ditën e sotme, 5 nëntor, qytetarët në Amerikë po votojnë për të zgjedhur Presidentin e tyre.

Goxhaj tha se Kamala Harris ka qenë inekzistente gjatë fushatës elektorale.

Goxhaj: Kamala Harris nuk është dukur askund. Nuk ka takime të rëndësishme me zyrtarë të tjerë apo udhëheqës të tjerë të botës. Ka qenë inekzistente dhe në politikkën e jashtme. E vetmja fjalë e saj është “qëndrojmë pas Ukrainës”. Por si do të qëndrojë pas Ukrainës? Nuk ka paraqitur asnjë projekt, ide të sajën apo të këshilltarëve se çfarë se çfarë do të bëjnë për Ukrainën. E vetmja gjë që ka paraqitur qartësisht ka qenë për Izraelin. Trump në fillim nuk ishte suportues kaq i madh. Në momentin që pa që votat lëviznin tha se unë do ta përkrah Izarelin. Sa i përket Uktrainës ai është shprehur qartësisht se do ta ndalë luftën, por si do ta ndalë luftën nuk ka asgjë konkrete. Është e pamundur. Nuk mund ta ndalë as Trump dhe aksush tjetër luftën me një telefonatë. Nëse trump do ta bënte këtë do të ishte JFK i dytë i Aemrikës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version