Ilir Koçilja, autori i vrasjes në Durrës është arrestuar pas disa orësh nga policia.

Ai goditi me thikë 41-vjeçarin Halil Koka, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.

Ngjarja u regjistrua orës 12:30 pranë shkollës 9-vjecare “Jusuf Puka” ku të dy personat nisën një debat i cili shumë shpejt përfundoi në konfrontim fizik. Viktima dhe autori mësohet se kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version