Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të enjte.

I mituri ka goditur me thikë një 18-vjeçar në ambientet e shkollës. 18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e shkollës “Shote Galica” 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., 18 vjeç. Si pasojë shtetasi K. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version