Policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin e gomones që goditi një 60-vjeçar në Karaburun.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ndërsa i plagosuri u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryqytet.
Ndaj 42-vjeçarit të arrestuar F.T rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Sakaq, 60-vjeçari i plagosur, A.K banues në Tiranë ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv