Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”, pasi  e cilësoi të paligjshëm arrestimin e tyre. Për pasojë, ajo vendosi masën detyrim paraqitje si edhe pezullim nga detyra.

Ndërsa për sekserin Gazmend Hodaj u dha masa arrest me burg.

Gjykata vendosi gjithashtu që çështja t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme. Të premten, policia e Elbasanit arrestoi 6 pedagogë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi i dhanë notë kaluese një studenteje, në këmbim të parave.

Nga hetimet dyshohet se pedagogët përfitonin nga studentët shuma parash që varionin nga 150 deri në 500 euro. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version