Në konferencën e fundvitit, kreu i qeverisë Edi Rama ka refuzuar që të flasë për procesin gjyqësor të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u pyet nga gazetarët e pranishëm, nëse e kishte e parë në ëndrrat e tij këtë fund të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Për non-gratën nuk kam asnjë koment. Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Ëndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh ëndërr se si dënohen njerëz.”, tha ai.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version