Policia e Gjirokastrës ka evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike në oborrin e një banese në fshatin Mashkullorë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe asgjësuan 128 fidanë kanabis.

Si pasojë u arrestua një 34-vjeçar dhe u procedua në gjendje të lirë nëna e tij.

“Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, njësia administrative Cepo, si dhe u procedua në gjendje të lirë nëna e tij, shtetasja V. D., 56 vjeçe, pasi në oborrin e banesës së tyre u gjetën të mbjellë në kubikë, 128 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia”, thuhet në njoftim. 

Share.
Exit mobile version