Samanta Kastrioti është menaxhere e një prej operatorëve më të njohur turistikë në Pogradec. Operator, i cili këtë vit ka lidhur kontrata me një agjenci turistike greke, për të sjellë në juglindje të vendit, për herë të parë grupe turistësh gjermanë.
Sipas Kastriotit qëllimi i kësaj kontrate të përbashkët ka të bëjë me zgjatjen e ditë qëndrimeve jo vetëm në Pogradec por në vendet më të njohura turistike të Qarkut të Korçës, madje bashkëpunimi vazhdon edhe me operatorët në Ohër dhe Strugë.
Për të arritur këtë marrëveshje është dashur një kohë e gjatë bisedimesh që agjencia turistike greke të bindej në bashkëpunimin me operatorin turistik pogradecar, i cili vetëm gjatë këtij sezoni ka sjellë mbi 18 mijë turistë gjermanë.
Për të pasur sa më shumë turistë të huaj, operatorët e juglindjes kanë filluar bashkëpunimin me njëri-tjetrin me qëllim zgjatjen e ditë qëndrimeve në vendet historike dhe arkeologjike. Kjo për arsye sepse ata që vijnë nga Evropa Veriore janë shumë të interesuar për këto destinacione./vizionplus.tv