Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës, deklaroi se edhe trupi i nënës dhe djalit të vogël ndodhen të pajetë në këtë vend.

Balla me lot në sy teksa bëri të ditur gjetjen e vajzës tjetër, bëri edhe një herë apel për të gjitha gratë që të denoncojnë dhunën dhe të mos kenë turp nga paragjykimet.

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj. Siç kemi bërë edhe dje me dije. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online”, tha Balla.

Ministri, i pyetur nga gazetarët, deklaroi se nga ana e Alma Arrazit nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi në policinë e Shkodrës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version