Trupi i një gruaje është gjetur i pajetë në zonën e Liqenit Artificial.
Policia njofton se viktima rreth 60-vjeç ende nuk është identifikuar.
Dyshimet e para janë se ajo mund të jetë vetëmbytur.
“Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase e seksit femër rreth 60 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv