Një emigrant nga vendet e treta është gjetur i vdekur në qendër të fshatit Drenovë mëngjesin e sotëm disa kilometra larg qytetit të Korçës.

Sipas policisë emigranti është i moshës 25 vjeçare dhe mendohet se ka përdorur në këmbë rrugën e Devollit të Sipërm për të hyrë nga Greqia e më pas për të kaluar nga Dardha në drejtim të fshatit Drenovë, me qëllim kalimin drejt kryeqytetit, rrugë të cilën shpesh herë e kanë bërë dhe emigrantë të tjerë

Kryeplaku i fshatit Vangjel Nasi thotë se emigranti është gjetur në mes të rrugës pa shenja jete në orët e para të mëngjesit, në pjesën e sipërme të trupit i zhveshur e pa shenja dhune.

Shtegun nga Sinica e Arrza në drejtim të Dardhës e Drenoves edhe për policinë herë pas here e bëjnë edhe shtetas të tjerë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version