Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kishte kërkuar revokimin apo zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Por GJKKO, vendosi rrëzimin e kërkesës së Fredi Belerit për të dalë nga burgu.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 552, datë 28.12.2023, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Dhionisios Alfred Beleri, me Nr. 522 Regj. Them. Dt. Regj. 26.12.2023 me objekt “Revokim ose zëvendësim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit./vizionplus.tv 

Share.
Exit mobile version