Radhë të gjata ka pasur sot në doganën e Krystallopigi, doganë e cila lidh tokën e republikës së Shqipërisë në atë helene.
Ndryshe nga dogana homologe e Kapshticës e cila po punon me sportele maksimale dhe kapacitete të plota në hyrje dhe dalje, policët e kufirit grek janë duke punuar me 2 sportele në hyrje të tokës greke, çka ka shkaktuar radhë të gjata të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë por edhe atyre shqiptarëve të cilët shkojnë për të pushuar në Greqi.
Burime nga policia e kufirit e migracionit bëjnë me dije se dogana e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës po punon me 6 sportele, 3 në hyrje e 3 në dalje, ndërsa ata grekë me dy në hyrje e një në dalje.
Kjo ka bërë që ata të cilët duan të kalojnë drejt shtetit grek të presim në radhë në tokën neutrale për më tepër se një orë.
Pritet një komunikim nga ana e zyrtarëve shqiptarë me ata grekë për normalizimin e situatës. /vizionplus.tv