Ka nisur protesta e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Qytetarët kërkojnë drejtësi për Egli Progën, 42-vjeçarin i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe në qytetin e Pogradecit më 11 gusht.

Meçe u arrestua, por Prokuriria i ndryshoi akuzën nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”, vepër penale e cila dënohet deri në 5 vite burg.

Në protestën e sotme, e pranishme është edhe motra e të ndjerit, Jona Proga dhe familjarë të tjerë. Denis Mece aktualisht ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42-vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë.

Ndërsa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja e Korçës e zbuti akuzën në ‘vrasje nga pakujdesia’.

Familja kërkon drejtësi dhe kërkon që të zbardhet e vërteta e kësaj vrasjeje./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version