Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në fjalën e tij në seancën e Parlamentit është përplasur me drejtuesen Lindita Nikolla.

Noka në fjalën e tij është shprehur se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar bëhet vetëm nëpërmjet dëshirës së tij dhe jo të përjashtohet me urdhër të narkoshtetit.

Noka: Ju jeni sejmene në hije dhe nuk jeni asnjë autoritet për të vendosur përjashtimin e Berishës. Se ç’bëhet me narkoshtetin, e diskutoni ju, por aty jashtë janë qytetarët që e diskutojnë më mirë këtë gjë, sepse na keni bërë faqen e zezë të Europës dhe botës dhe a kane kthyer në objekt diskutimi për zi e më zi.

Shqipëria, nga një vend që prodhonte stabilitet, sot po prodhon destabilitet dhe trafik droge, prandaj përpara se të fillojmë diskutimet, të merren në konsideratë kërkesat që ka paraqitur kryetari i grupit parlamentar.

Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë dhe jo e narkoregjimit përcakton në mënyrë të qartë se si një deputet është një anëtar i një grupi parlamentar. Për sa kohë ky vend quhet Republika e Shqipërisë, Kushtetuta e vendit do të mbrohet deri në fund. Ju po shkelni rregulloren dhe ligjet e vendit, ju jeni përfaqësuesja dinjitoze e krimit dhe narkoshtetit, je dhe fytyra e turpit e këtij parlamenti dhe do futesh në histori si e tillë.

Berishën askush nuk e ndalon dot të jetë deputet i parlamentit të Shqipërisë, për sa kohë ka plotësuar një formular që e përcakton rregullorja për sa kohë është deputet i PD i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 he nuk keni asnjë autoritet në Partinë Demokratike.’/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version