Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për fitoren në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara së fundmi në këtë shtet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të ndihmojë në hapjen e ambasadës së re shqiptare në Baku.
“Urime të përzemërta mikut tim të dashur për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama./vizionplus.tv
Heartfelt congratulations to my dear friend @presidentaz on his reconfirmation as the undisputed leader of friendly Azerbaijan, a lovely country with diligent, hardworking people who, under his leadership, are making great strides forward! I look forward to assist in the opening…
— Edi Rama (@ediramaal) February 7, 2024