Kryeministri Edi Rama bën me dije se numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë ka arritur në 10 milionë. Kreu i qeverisë shprehet se kjo është një arritje e paimagjinueshme.

“Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 milionë i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më pare: GËZUAR!

*10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan ai.

Fluksi i turistëve u rrit ndjeshëm ditët e fundit, për shkak të kthimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, në prag festash. Pikat kufitare shtuan sportelet për të përballur fluksin, gjë e cila është reflektuar edhe në shifra./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version