
Çmimi i ulët i perimeve ka ngritur në një protestë mesditën e sotme dhjetëra fermerë të bashkive Roskovec e Dimal.
Ndërsa kanë hedhur përtokë arkat me domate e tranguj, në kryqëzimin e fshatit Suk 1 në Roskovec, ata njëzëri i kanë bërë thirrje shtetit të mos i braktisë.
Fermerët thonë se aktualisht domatja shitet me 70 lekë për kilogram nga 120 që duhej të ishte çmimi, ndërsa theksojnë se trangulli në këtë periudhë dorëzohet pa çmim pasi vlera është tepër e ulët, vetëm 20 lekë.
Sipas tyre kjo situatë i ka vënë në vështirësi serioze pasi çmimi i ulët nuk arrin dot të mbulojë dot as kostot e shpenzimeve.
Sipas prodhuesve kjo është lojë e përsëritur e pikave të grumbullimit. Ata këmbëngulin që ndërhyrja e ministrisë së linjës është jetike pasi djersa dhe mundi po u shkon dëm.
Sipërfaqet e mëdha me sera në këto zona luajnë nję rol parësor në ekonomine e fermerëve, por mungesa e vëmëndjes nga shteti dhe problemet me të cilat po përballen i ka demoralizuar ata./vizionplus.tv