Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për dy persona të cilët akuzohen se falsifionin të dhënat dhe shisnin pa autorizim karta SIM, të cilat dyshohet se përdoreshin nga shtetas me precedent kriminal.

Sekuestrohen 79 formularë të kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.

Vijojnë hetimet për  dokumentimin ligjor të këtij rasti./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version