Ditën e sotme, 4 mars, u inaugurua baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.
Në përurimin e kësaj baze mbajti fjalim ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major, Arben Kingji, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Wisner, i dërguari nga Ministria turke e Mbrojtjes, ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe presidenti Bajram Begaj. Gjithashtu i pranishëm në ceremoni ishte edhe deputeti i PD-së Ferdinad Xhaferaj.
Në ceremoni ishte parashikuar të merrnin pjesë edhe deputetët demokratë Lefter Gështenja, Asllan Dogjani dhe Isuf Çela. Por siç mëson Vizionplus.tv, ata nuk gjetën vende në protokoll me arsyetimin se nuk kishin konfirmuar pjesëmarrjen duke u detyruar të largoheshin.
Ndërkohë, deputeti tjetër i PD, që ka edhe detyrën e Zv.Kryetarit të Komisioni të Sigurisë, Ferdinand Xhaferraj arriti të ulej pasi komunikoi vetë me organizatorët.
Cermonia u pasua nga demostrimi i avionëve luftarakë, helikopterëve “Black Hawk” dhe dronëve Bayraktar.
Për bazën e Kuçovës, nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare.
Vendi yne ka marrë përsiper ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës, si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës./vizionplus.tv