Kreu i Shtetit, Bajram Begaj i uroi Kombëtares Shqiptare të Futbollit suksese në rrugëtimin e saj në “Euro 2024”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, presidenti Begaj shkruan se të gjithë shqiptarët janë me djemtë e Kombëtares.
“Në nisjen e Kampionatit Europian të Futbollit, le t’i urojmë të gjithë së bashku ekipitit tonë kombëtar: Suksese!
Të gjithë shqiptarët janë me ju!”, shkruan ai.
Këtë mbrëmje luhet ndeshja e parë e “Euro 2024”, mes Gjermanisë dhe Skocisë. Ndërkohë, ditën e nesërme, 15 qershor, djemtë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të përballen me Italinë.