Gazeta zvicerane në shqip, Le Canton, disa ditë më parë publikoi një investigim. Sipas gazetës, në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit.

“Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta”, thuhet në shkrim.

Por për gazetarin Sokol Bregu, ky shkrim nuk bazohet në investigim dhe është thjesht një thashethem. I ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Bregu tha se për shqiptarët janë krijuar steriotipe. Në studio u bashkua edhe sociologu Gëzim Tushi përmes një lidhjeje në Skype.

Sociologu tha se ka një prirje të medieve të huaja për të vënë shqiptarët në shënjestër.

Sokol Bregu: Shkrimi është një pacavurre, nuk ka asnjë gjë që e bazon. Mënyra se si funksion pjesa e trafikantëve shqiptarë, paguajnë vajza gjithmonë, kështu i kanë të dashurat. Media ka fajin e tyre. Sot ka media, që i quajnë dhe influencere ato, një vajzë që nuk ka asnjë vlerë, ndahu me një e lidhu me një tjetër, për atë mund të ketë qindra shkrime. Nuk futesh dot në Dubai pa u regjistruar dikund. 80 mijë prostituta i duhen Spanjës gjatë sezonit veror. Pse s’ka aty shqiptare? Normalisht që ka.

Gëzim Tushi: Ka një prirje të medieve të huaja për të na vënë ne në shënjestër. Është tjetër gjë se çfarë përmasa ka në realitet dhe cilat janë  arsyet e zmadhimit të fenomentit. Nuk ka statistika, prostitutat nuk numërohen. Fenomenet sociale nuk numërohen, peshohen. Shoqëria duhet të shikojë nëse e kemi këtë fenomen, pra drogën, divorcin, prostitucionin. Fenomeni i prostitucionit është ekzistent, por çfarë përmasash ka kjo mbetet për tu parë. Kemi të evidentuar faktin që kemi plot raste të vajzvae dhe femrave që për aryse karriere, suksesi, parash kanë përdorur hiret e trupit të tyre për të arritur këto rezultate. Kemi shtim të numrit të divorceve dhe shtim të atyre që nuk duan të martohen. Pra kemi rënie të numrit të martesave.

Sokol Bregu: Ti merr dikë që ushtron prostitucion dhe e sjell në Shqipëri si VIP. Kur janë keq me shikueshmërinë marrin vajza gjysmë nudo në studio, dhe duket sikur ka diçka të tillë. Shqiptarët janë si çdo komb tjetër, me uri seksuale. Shtëpitë publike duhet të ishin të parat. Është e domosdoshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version