Një 33-vjeçar ka përfunduar në pranga nga policia e Lezhës pasditen e kësaj të shtune.

Adenis Doçaj, ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por për shkak të erës së fortë, flakët i dolën jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore.

“Rreth orës 12:30, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Spiten, Lezhë, ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të zjarrvënies, konkretisht shtetasin:

– A. D., 33 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas kishte shkuar në fshatin Spiten dhe në afërsi të banesës së tij të vjetër, duke pastruar ambientin para banesës, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri u përhap në një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale Shkatërrimi i pronës me zjarr.”/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version