Policia e Shkodrës ka arrestuar 31-vjeçarin, Kristjan Uldedaj, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Itali. I riu është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, ku edhe pritet të ekstradohet në vendin fqinj.
Ai rezulton si i përfshirë në bandën kriminale për një periudhe 7-vjeçare, kohë në të cilën u përfshi në trafikimin e 3.4 ton kanabis dhe 35 kilogramë kokaine.
“Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi K. U., gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”, njofton policia.
Gjykata e Milanos i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal./vizionplus.tv/