Drejtori i Policisë së Tiranës ka dalë në një deklaratë për mediat gjatë së cilës ka bërë me dije se janë arrestuar disa shtetas në lidhje me raste shantazhi në rrjetet sociale.

Ai përmendi rastin e një 13-vjeçareje që u largua nga banesa, pas shantazhit nga një 21-vjeçar.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me motrën e saj të mitur, nga adresa të dyshuara të falsifikuara, nga një shtetas i paidentifikuar.

Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa.
Gjendur në këto kushte të ngushtme, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshmëm të situatës, pas një pune të mirëfilltë hetimore brenda një kohë rekord, është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale”Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nganenet 121/a dhe 186/a të Kodit Penal.
Gjithashtu, është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së saj”, tha ai. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version