Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 03:10 të mëngjesit në lagjen “Tepe” të Shkodrës.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës private të shtetasit Vilson Zhuri, (oficer Policie).
Policia njofton se si pasojë ka vetëm dëme materiale
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.