Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

35-vjeçari, Vitor Kola, më 25 prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje.

Ngjarja është regjistruar në Vaun e Dejës, ndërsa mendohet se shkak janë bërë motive të dobëta.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 25.04.2024, në Vaun e Dejës, shtetasi V. K. dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin Gj. N., 39 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas”, njofton policia.

Nga të shtënat pat vetëm dëme materiale./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version