Një 24-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Brataj, Selenicë pas një aksidenti në punë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.

Policia njofton se shtetasi Jurgen Veshaj, punëtor në guroren e fshatit Brataj, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version