Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare janë ekstraduar këtë të premte në vendin tonë. Ismail Zeneli është sjellë nga Spanja, i akuzuar si një prej anëtarëve të grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit në trafikun e drogës. Pjesë e kësaj organizate rezulton të ketë qenë edhe Erzen Breçani.

Ismail Zeneli akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar në trafikun e drogës nga Amerika e Jugut drejt porteve kryesore europiane, veçanërisht në Spanjë.

Ai akuzohet gjithashtu se ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e vëllezërve Albert Nela dhe Edmond Nela, të cilët jetonin në Britani, me qëllim vrasjen e tyre.

Po ashtu këtë të premte është ekstraduar nga Kosova edhe Arben Lamçja. Ai akuzohet se ka krijuar kushtet për ekzekutimin e Nuredin Dumanit. Lamçja dyshohet gjithashtu se është përfshirë në 5 krime të porositura nga fisi Çopja. Arben Lamçja rezulton një emër i njohur për drejtësinë, si dhe një person me rekorde kriminale edhe në Itali. Ai akuzohet nga SPAK për “Sigurimin e kushteve për të kryer vrasje”.

Ndërkohë në Kolumbi është arrestuar  Admir Tutaj dhe  pritet ekstradimi drejt Shqipërisë. Ai akuzohet për trafik armësh si pjesë një grupi të strukturuar kriminal./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version