Deputetja dmeokrate Jorida Tabaku ishte e vetmja nga opozita që mori pjesë ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve.
Pas përfundimit të mbledhjes në një prononcim për mediet, Tabaku theksoi se opozita nuk është bërë kurrë pengesë për hapjen e negociatave.
Ajo zbardhi edhe disa nga diskutimet kryesore të ditës së sotme dhe tha se i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që të zhvillojë takime me kryetarët e grupeve parlamentare.
Jorida Tabaku: Kemi 10 vite që presim u hapën s’u hapën negociatat. Opozita nuk është bërë kurrë pengesë sa i përket integrimit. I gjithë plani i punës lidhet me elementët që opozita po lufton. U disktua për reformën territoriale. U diskutua për rolin ne komisionet hetimore, pra element që lidhen me punën e opozitës.
Parlamenti nuk ka normalitet dhe nuk pres të zgjidhet në konferencë kryetarësh kisha shpresuar që integrimin maxhoranca do e përdorte për të dalë nga ngërci aktual. Ndodhemi në këtë situate për shkak të mungesës së vullnetit të qeverisë. Sa komisione keni ngritur, sa debate keni patur janë cështje që lidhen me betejat që po bën opozita. Janë çështje dhe të procesit të integrimit jo vetëm të opozitës. Kërkova të merren takime të kryetares me kryetarët e grupeve, të dalim përtej aurës së pushtetit. Jemi larg nga e thëna në të bërë.
Mbledhjet e grupit të zhvilluara nga Gazment Bardhi, qëndrimi juaj për konfliktin?
Jorida Tabaku: Unë të kthej përgjigje vetëm për procesin e integrimit. Unë kam folur gjatë për debatin në PD, dhe qëndrimin tim e kam mbajtur për të gjithë debatin. Unë u tërhoqa dhe dhashë dorëheqjen kur e pashë të pamundur.
Deklarata e Ramës për Reformën Zgjedhore
Jorida Tabaku: Të ndryshosh ligjin në mes të krizës të bësh ndryshime të njëanshme, vetëm i hedh benzinë zjarrit. Unë nuk di që votat shiten dhe blihen. Në mënyrë të paevitueshme reforma zgjedhore duhet të dalë nga debati me opozitën. Nëse duan që zgjedhjet të kenë njollë le të vazhdojnë./vizionplus.tv