Një sasi lënde plasëse është vendosur në automjetin e një efektivi policie në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “Tepe”.

Policia njofton se në autmojetin e policit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse në gomën e pasme të makinës.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version